MENU
klinika

Nga porta, në sulm

11 lojtarët që mund të luanin me kombëtare tjetër

04.10.2020 - 12:39

Lëvizja e lirë në ditët e sotme ka bërë që disa të kenë dyshtetësi ose mund të ketë lindur në një vend, por pasaportën e ka të një vendi tjetër. Kjo vlen edhe për disa futbollistë.

Më poshtë po radhisim 11 futbollistë që kanë pasur të zgjedhin mes dy kombëtareve. Nga porta, në sulm, po formojmë një formacion me më të mirët aktualisht që mund të kishin luajtur për ekip tjetër përfaqësuese.

Së pari, portieri i Uruguajit, Fernando Muslera, i cili ka lindur në Buenos Aires të Argjentinës dhe mund të kishte zgjedhur pikërisht këtë vend për ta përfaqësuar, por ish-portieri i Lazios zgjodhi vendin ku jetoi dhe u rrit.

Në mbrojtje janë 4 lojtarë. Alphonso Davies emigroi nga Gana në Kanada dhe sot është një nga yjet e Bayer Munchen. Nuk zgjodhi vendlindjen dhe këtë e deklaroi që në fillim: Kanadaja më bëri ky që jam sot.

Por ndryshe zgjodhi Koulibaly, që luan për kombëtaren e Senegalit. Luajti për Francën U-20, por më pasi ndryshoi mendim. Në mbrojtje janë edhe dy lojtarë që luajnë për Marokun. Roma Saiss mund të kishte zgjedhur Francën, ndërsa Hakimi përfaqësuesen e Spanjës.

Për të kaluar në mesfushë, Rakitic sapo u pensionua me Kroacinë, por në fillim ai mund të kishte luajtur për Zvicrën, pasi kishte pasaportë të këtij vendi. Thiago Alcantara është lindur në Itali, por zgjodhi Spanjën, edhe pse kishte edhe shtetësi braziliane madje.

Hakim Ziyech lindi në Holandë dhe luajti deri me U-21 në këtë vend, por më pas si përfaqësuese zgjodhi Marokun, vendin e prindërve të vet. Kjo edhe për shkak të konkurrencës së madhe në mesfushën tulipane.

Në sulm janë 3 të njohur që po lënë shenjë me skuadrat ku aktivizohen aktualisht. Riyad Mahrez u lind në Francë, por ai kurrë nuk e ka diskutuar kombëtaren, përfaqëson Algjerinë që nga viti 2014.

Erling Haaland është norvegjez, por u lind në Angli dhe mund të kishte zgjedhur “Tre Luanët”, por babai i tij ngulmoi për Norvegjinë dhe sot luan aty. Mbyll formacionin Raheem Sterling, që edhe pse lindi në Jamaica, ka vite që luan për Anglinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”