MENU
klinika

Formula 1

Anulohen 2 sesionet e provave, Mick nuk debuton dot

09.10.2020 - 15:52

Fat i keq për Mick Schumacher. Djali i legjendës Michael Schumacher, nuk arrin të debutojë në Formula 1. Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Gjermanisë, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Nurburgring, vendosën të anulojnë sesionin e parë dhe të dytë të provave të lira.

Sesioni i parë duhej të ishte zhvilluar sot paradite në orën 11:00. Moti i keq, me shi dhe mjegull, si dhe temperaturat e ulëta, e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të këtij sesioni.

Organizatorët kanë pritur deri në mesditë dhe anuluan provat, pasi helikopteri mjekësor nuk kishte mundësi të ngrihej nga toka për shkak të mjegullës. E njëjta gjë ndodhi edhe në sesionin e dytë, në orën 15:00, teksa u shtynë deri në 16:00, por më pas u mor vendimi për t’i anuluar.

Mick Schumacher do të provonte makinën Alfa Romeo të Antonio Giovinazzi, por tashmë ky shans humbi. “Mëkat, pasi Mick ishte përgatitur shumë, por ky është fati. Do të programojmë bashkë me Ferrarin një moment të dytë për Mick që të garojë në Formula 1”, – shkruan në twitter drejtuesit e Alfa Romeo. Edhe fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm, por shpresohet të paktën të mos ketë mjegull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN