MENU
klinika

Djali i Schumacher në Formula 1

Todt këshillon Mick: S’fitohet vetëm nga mbiemri

08.10.2020 - 17:28

Ish-dejtori sportiv i Ferrarit, Jean Todt, sot në rolin e Presidentit të FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit), ka qenë njeriu më i afërt i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Një dyshe që shkruan historinë e Ferrarit dhe Formula 1. Tashmë Todt do të ketë mundësi të ndjekë nga afër debutimin e Mick Schumacher, djalit të Michael, që këtë të premte do të debutojë në Formula 1 në pistën gjermane të Nurburgring me Alfa Romeo, gjatë sesionit të provave të lira. Todt i jep një këshillë:

“Mick e njoh që kur ka lindur dhe ka bërë një sezon të mirë në Formula 2. Ka një emër të rëndësishëm mbi shpinë, por ai emër vetëm sa mund të të hapë dyert, nuk të ndihmon për të pilotuar një makinë në pistë.

Mbiemri Schumacher nuk ka për ta ndihmuar për të fituar një garë në pistë. Unë shpresoj të jetë i qetë dhe të mendojë si babai i tij. Do të ketë mbështetjen e nënës së tij, Corina, e cila ka qenë edhe pranë Michael”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debuton zyrtarisht më 9 tetor

Erdhi dita, Mick Schumacher në Formula 1