MENU
klinika

Çaji i hudhrës

Arsyet shëndetësore pse duhet ta pini çdo mëngjes

17.10.2020 - 13:17

Siç mund ta keni mësuar falë artikujve hudhra është një antibiotik natyral shumë i pasur me antioksidantë. Këto vlera çlirohen shumë mirë në çajin e hudhrës që mund të jetë më i lehtë për t’u konsumuar çdo mëngjes.

Vlerat E Jashtëzakonshme Të Çajit Të Hudhrës

Njerëzit zakonisht e kanë të vështirë të hanë një thelb hudhër esëll dhe ky çaj lehtëson përvetësimin e vlerave të jashtëzakonshme të hudhrës. Konsumi i këtij çaji si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë graduale. Çaji përshpejton metabolizmin por edhe e ndihmon trupin të tresë yndyrnat e tepërta. Çaji përbën një mënyrë efikase për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Sipas të dhënave, ai stimulon qarkullimin, ul kolesterolin dhe shmang arteriosklerozën. Sikur të mos mjaftonin këto vlera, një filxhan me çaj hudhre ofron vitaminat A, B1, B2, C por edhe shumë antioksidantë. E fundit por jo për nga rëndësia, çaji i hudhrës është një antibiotik natyral që shmang virozat e stinës. Besohet se në lashtësi, ushtarët grekë pinin çaj hudhre pas betejave të tyre për të kuruar infeksionet e mundshme.

Si Të Përgatisni Çajin E Hudhrës
Përbërësit:
Një thelb hudhër
250 ml ujë
3 gramë xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng limoni
1 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:
Ziejeni ujin dhe ndërkohë prisni hudhrën në grimca. Pasi uji të marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lërëni enën mënjanë për 10 minuta të tjera. Kullojeni çajin dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar. Mos u shqetësoni për aromën e keqe të hudhrës. Përfshirja e xhenxhefilit dhe limonit do të zhdukë erën e fortë të hudhrës nga goja dhe ju do të merrni vetëm përfitimet që ofron ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj