MENU
klinika

FIFA në hall

Botërori i Klubeve vihet në dyshim nga pandemia

31.10.2020 - 13:42

Bayern Munchen ndoshta nuk do të luajë në dhjetor në Botërorin e Klubeve që organizohet nga FIFA. Pandemia është bërë një pengesë e madhe për organizimin normal të kompeticioneve dhe një goditjë nuk mund ta shmangte as Kupa e Botës për klube.

Situata në këtë dimër është shumë e paqartë sepse të gjithë vendet po nisin përgatitjet për të përballuar një valë të dytë të infektimeve me Covid-19. Megjithëse FIFA ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shtyrjen e kompeticionit, kjo duket e pashmangshme për shkak se ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë turne nuk janë plotësuar ende.

Aktualisht është konfirmuar pjesëmarrja e Bayern Munchen, si kampion i Europës, kampionit të Oqeanisë, Aucland City dhe ekipit pritës nga Katari, Al-Duahil. Thuajse të gjithë kampionatet e tjerë janë pezulluar dhe mbetet për t’u mësuar se kush do të përfaqësojë Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën Qendrore dhe atë të Veriut.

Në këto kushte shtyrja është e pashmangshme dhe pritet vetëm njoftimi i FIFA-s në lidhje me këtë vendim, i cili sezonin e ardhshëm nëse pandemia zhduket, pritet të marrë një tjetër format më konkurrues dhe me më shumë klube europiane në garë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet në Botërorin e Klubeve

Tre ndryshime në rregulloren e futbollit