MENU
klinika

Prezantimi të hënën

Cavani bie dakord, do të luajë në Premier League

03.10.2020 - 20:42

Të hënën pritet që Edinson Cavani të prezantohet me ekipin e ri në Premier League. Manchester United ka arritur akordin me sulmuesin uruguajan dhe pas vizitave mjekësore ditën e nesërme, pritet firma dhe zyrtarizimi.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, kryesisht nga Daily Mail, Cavani do të firmosë për 2 vite me “Djajtë e Kuq”, teksa do të përfitojë plot 9 milionë paund në sezon.

“El Matador” është lojtar i lirë prej 1 korrikut, datë kur u nda pas 7 viteve me PSG, klub ku fitoi 19 trofe. Për sulmuesin ishin të interesuar Atletico Madrid, Benfica, por edhe Inter Miami në kampionatin amerikan, por në fund vendosi Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN