MENU
klinika

Bundesliga, Java 3

Dopietë e Haaland, Dortmund rikthehet te suksesi

03.10.2020 - 16:25

Borussia Dortmund lë pas humbjen e fundit në kampionat dhe dështimin në Superkupën e Gjermanisë, duke u rikthyer te fitorja në shtëpi 4-0, në javën e tretë të Bundesligës, duke mposhtur Freiburg.

Autori i golit të parë ishte Haaland. Norvegjezi gjeti rrjetën në minutën e 31-të me një goditje të bukur diagonale. Kaq mjaftoi për vendasit në pjesën e parë, duke e mbyllur me avantazhin e një goli.

Me të nisur e dyta, Dortmund gjen golit e dytë me Emre Can. Reyna shërben mirë dhe futbollisti me origjinë turke nuk fal. Sërish Reyna bëhet protagonist në 66’, teksa shërben mirë për Haaland dhe norvegjezi nuk fal për 3-0. Në limite ka edhe një gol për Passlack.

Lojtari i momentit në Bundesliga është Andrej Kramaric. Kroati po shënon rregullisht, ndërsa goli ndaj ekipit të Frankfurtit ishte një perlë e vërtetë. Ai “lodroi” në zonën e vendasve dhe gjuajti mjaft bukur duke shtangur portierin e Frankfurt. 6 gola për të në 3 javë, por Hoffenheim humb 2-1.

Në ndeshjet e tjera të javës së tretë, Koln mposhtet 1-3 në shtëpi nga Monchegladbach, Stuttgart dhe Leverkusen ndajnë nga një pikë në barazimin 1-1, ndërsa Werder Bremen fiton 1-0 ndaj Bielefeld.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak