MENU
klinika

Premier League, Java 4

Everton nuk ndalet, kryeson i vetëm me 4 fitore

03.10.2020 - 17:06

Historike për Everton! Asnjëherë më parë Everton nuk kishte startuar me 7 fitore radhazi sezonin, 4 në kampionat dhe 3 në Kupën e Ligës së Anglisë. Sot të besuarit e Ancelottit fituan 4-2 ndaj Brighton dhe kryesojnë Premier League me pikë të plota.

Takimi është zhbllokuar nga Calvert-Lewin në minutën e 16-të. Anglezi, që kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit me 6 realizime, ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër i pesë kampionateve kryesore të Europës në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet (9).

Brighton ka barazuar përkohësisht rezultatin me Maupay-n në minutën e 41-të, por vendasit janë kthyer në avantazh në fundin e pjesës së parë me Yerri Mina, i cili ka marrë një asist nga James Rodriguez.

Në fundin e takimit ka ardhur edhe goli i dytë i miqve dhe i fundit i takimi, i realizuar nga Bissouma, që ka mposhtur Pickford me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak