MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Gjimshiti: Shqipëria luan më mirë kur ka presion

08.10.2020 - 13:10

Shqipëria nuk pëson më shumë gola si dikur. Kjo edhe për faktin se në mbrojtje ka vilësi. Mbrojtësi Berat Gjimshiti beson se mbrojtja e kombëtares sonë është një nga pikat më të forta. Në konferencën e sotme për shtyp në prag të sfidës me Kazakistanin, futbollisti i Atalantës vlerësoi se skema 3-5-2 mund të interpretohet shumë mirë.

Mbrojtja – “Besoj se në dy ndeshjet e fundit, nuk kemi patur shumë probleme te mbrojtja. Mendoj se atë repart e kemi përmirësuar shumë. Sikur me Bjellorusinë dhe Lituaninë nuk kemi pësuar shumë raste kundër. Me Lituaninë ishte gabim individual. Jemi në rrugën e duhur, kemi lojtarë me cilësi.”

Moduli – “I kemi lojtarët për sistemin 3-5-2. Është e vërtetë që kam luajtur me 3 veta për disa vite tek Atalanta, nuk besoj se dhe për lojtarët e tjerë e kanë problem këtë skemë.”

Kapiten – “Ishte krenari që mbajta shiritin e kapitenit me Lituaninë. Nuk ishte ndeshja që prisja, por është një gjë shumë e bukur.”

Të rinjtë – “Është një gjë që ka ndodhur dhe vitet e tjera. Ka shumë talente shqitparë, i kemi parë dhe në stërvitje, por kanë shumë rrugë. Është puna jonë që t’i mbështesim.”

Presioni – “Më mirë të kesh presion sesa jo. Më mirë ta harrojmë atë ndeshje me Lituaninë. Tani kemi Kazakistanin, pastaj të merremi me Lituaninë.”

Mungesat – “Është situatë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për klubet dhe kombëtaret. Duhet t’i respektojmë rregullat. Kur vendos FIFA dhe UEFA, nuk mund të ndërhyjmë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mendojmë vetëm ndeshjen e radhës”

Kumbulla modest: Nuk jam unë lideri i Kombëtares