MENU
klinika

“Mendojmë vetëm ndeshjen e radhës”

Kumbulla modest: Nuk jam unë lideri i Kombëtares

06.10.2020 - 10:38

Ai pritet të jetë lideri i së ardhmes në Kombëtare, por për momentin qëndron modest, duke respektuar të tjerët. Marash Kumbulla, më në fund, është gati të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme ndaj Kazakistanit.

Ai tashmë është bashkuar me ekipin kombëtar dhe është vendosur nën urdhërat e trajnerit Reja, teksa ditën e sotme është shfaqur në një konferencë për shtyp dhe ka folur rreth kombëtares dhe transferimit te Roma.

ROMA – “Jam shumë i kënaqur sepse kam shkuar në një klub historik në Itali. Është e rëndësishme të luaj me Romën dhe të vij në kombëtare. Zgjedhjet i bën trajneri, e rëndësishme është që kombëtarja të fitojë dhe të luajë mirë”.

MBROJTJA – “Unë mendoj se nuk është vetëm problemi i mbrojtësve, po i të gjithë reparteve, sepse nuk mbrohet vetëm me tre mbrojtës, por me gjithë ekipin. Besoj se nuk është problem i madh dhe do përmirësohemi të gjithë repartet e ekipit”.

TITULLAR – “Unë nuk e di a do jem titullar apo jo sepse zgjedhjet i bën trajneri. Unë shpresoj të luaj dhe të ndihmoj, por e rëndësishme është të luajmë mirë dhe të fitojmë”.

LIDER – “Unë jam mbrojtësi më i ri në kombëtare dhe nuk jam unë ai që mund ta bëjë liderin. Është Gjimshiti, është Dermaku, janë shumë mbrojtës të tjerë, që mund ta bëjnë liderin para meje”.

CHIELLINI – “Ndërrova bluzën me Chiellinin sepse është idhulli im. Më tha se tashmë ai është ‘plakur’ dhe më përgëzoi që zgjodha Romën”.

REJA – “Reja nuk më ka kërkuar asgjë specifikisht. Ai pretendon të luaj sa më shumë tek ekipi im dhe asgjë tjetër. Thjesht të respektoj rregullat e zakonshëm”.

VETERANËT – “Senatorët kanë vite që vijnë në kombëtare, por të rinjtë që kemi ardhur, kemi cilësi dhe karakter për të përballuar këto ndeshje. Ne duam të futemi në fushë gjithmonë për të fituar. Përpara mendojmë për Kazakistanin. Nuk presim ndonjë gjë të madhe. Duam të fitojmë. Trajneri nuk flet shumë për ndeshjet e ardhshme, por vetëm të radhës”, përfundoi Kumbulla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuqezinjtë në Ligën e Kombeve

Dermaku dhe Laçi: Nuk bëjmë më gabime