MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kombëtarja, skema dhe lojtarët që priten sot në Kazakistan

11.10.2020 - 10:56

Në 15:00 me orën e Tiranës, Shqipëria do të luajë në Kazakistan ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me shumë mungesa mes dëmtimeve, pezullimeve dhe si shkak i koronavirusit, apo edhe si zgjedhje teknike e trajnerit Edy Reja.

Kështu, mungojnë emra të rëndësishëm të kombëtares si Strakosha, Gjasula, Hysaj, Roshi, Balaj, Cikalleshi, Sadiku. Gjithsesi, objektivi në fushë mbetet i njëjti, tri pikët, pasi objektivi është të fitohet grupi, në të cilin bëjnë pjesë edhe Bjellorusia me Lituaninë.

Ndërkaq, në lidhje me formacionin, Reja do të mbetet besnik i 3-5-2. Në portë do të jetë Berisha, mbrojtja do të përbëhet nga Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në debutimin e tij.

Debutim që pritet të vijë edhe për Albi Dokën e Endri Çekiçin, të cilët do të luajnë në mesfushë së bashku me Abrashin, Baren dhe Lenjanin. Ndërkohë, detyrën për të finalizuar aksionet e kanë dyshja Broja-Manaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri para ndeshjes me Kazakistanin

Reja me këmbë në tokë: Të mos dalim pa pikë