MENU
klinika

Me Kombëtaren në Kazakistan

Reja feston ditëlindjen, më i madhi në Europë

10.10.2020 - 11:49

Ashtu si një vit më parë, edhe kësaj here, ditëlindja e gjen Edy Rejan në grumbullim me Kombëtaren shqiptare. Trajneri italian feston 75-vjetorin e lindjes. Këtë herë e feston ditëlindjen me lojtarët e Kombëtares në Kazakistan.

Nuk mund të mungonte as urimi nga FSHF, që nëpërmjet faqes zyrtare, shkruajnë: Gëzuar ditëlindjen mister Edoardo Reja! Familja e madhe e futbollit të uron shëndet dhe plot suksese me Kombëtaren.”

Një dhuratë shumë mirë trajneri mund të marrë që ditën e nesërme, kur djemtë kuqezi do të tentojnë fitoren ndaj Kazakistanit. Ndeshja do të luhet në 15:00 me orën e Tiranës. Për kuriozitet, Reja është trajneri me moshën më të madhe në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eliminatoret e Euro 2021 për U-21

Kosova U-21 nuk i jep “asist” ekipit Shpresa

Itinerari dhe formacioni i mundshëm

Revolucion me të rinjtë, Kombëtarja po ndryshon