MENU
klinika

Mbrojtësi i kënaqur me debutimin

Kumbulla: Nuk hezitova fare për Romën

01.10.2020 - 15:50

Blerja e fundit e Romës, Marash Kumbulla, i lindur më 2000, ardhur nga Hellas Verona, u paraqit në konferencën për shtyp në “Trigoria” me të njëjtin personalitet që luajti në “Olimpico” me rastin e debutimit të tij kundër Juventusit.

LAZIO – “Kishte gjithashtu shumë fjalë për klube të tjera jo vetëm për Lazion. Por, kur Roma më telefonoi, unë nuk hezitova dhe tani jam shumë i lumtur. Këtu kam ardhur për një hap më cilësor në karrierë”.

DEBUTIMI VERDHEKUQ – “Mbeta shumë i lumtur me debutimin. Ta bëja këtë kundër bardhezinjve, ishte vërtet emocionuese. Sidoqoftë, kam gjithashtu një aluzion keqardhjeje që nuk ishim në gjendje të merrnim tri pikët. Ne e merituam të fitonim”.

MBROJTJA – “Të luash në një mbrojtje kaq të re, është motivim më shumë. Pavarësisht nga mosha, ne kemi treguar se jemi kohezivë dhe të përqendruar. Kjo është gjithashtu një arsye më shumë për të ardhmen, pasi jemi të rinj dhe mund të përmirësohemi ende. Por, nuk duhet të harrojmë se ka edhe lojtarë të tjerë në mbrojtje”.

TRAJNERI – “Ajo që ndryshon është aspekti taktik. Me Juric u rrita individualisht. Me Fonseca shoh që i kushton vëmendje të mbrojturit si repart.”

TRANSFERIMI – “Unë isha shumë i ngazëllyer, transferimi ndodhi shumë shpejt. Nuk hezitova fare për Romën, padyshim, qoftë duke pasur parasysh klubin, ashtu edhe qytetin, tifozët. Pra, e pata të lehtë për të zgjedhur. Largimi nga Verona ishte i vështirë, por këtu erdha për një hap më cilësor në karrierë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kumbulla flet për "The Guardian"

“Roma, vendi ideal për të vijuar karrierën”