MENU
klinika

Europa League

Kumbulla zgjidhet në 11-en e raundit të parë

23.10.2020 - 09:28

Debutim ëndrra për Marash Kumbullën në Europë. Përvecse shënoi gol dhe u zgjodh njeriu i ndeshjes UEFA e future në 11-en më të mirë të raundit të parë të grupeve të Europa League.

Roma fitoi me shifrat 1-2 ndaj Young Boys falë Kumbullës. Mbrojtësi e nisi si titullar, teksa Fonseca këtë herë e pati vendosur në qendër të treshes së mbrojtjes dhe rezultoi një vendim mjaft i mire, sepse Kumbulla tregoi shumë siguri.

“Eurosport” natyrisht nuk ka bërë përjashtim nga pjesa tjetër dhe i ka dhënë mbrojtësit të kombëtares sonë notën 7, që është më e larta e marrë nga të gjithë lojtarët në të dy skuadrat.

”Përveç një stakimi në fillim të pjesës së dytë, ai nuk vuan shumë në debutimin në Europë. Dhe 15 minuta nga fundi shënon një gol prej tre pikësh”, – është vlerësimi i “Eurosport” për Kumbullën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN