MENU
klinika

"Turqia po shkel kriteret e BE! Ndaloni eksportin e armëve kundrejt saj!"

Ligji i luftës/ Dendias: Me urdhër të Mitsotakis do ta zgjidhim!

20.10.2020 - 13:25

Ministri grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heqja e ligjit të luftës do të zgjidhet së shpejti. Për Dendias, integrimi i Shqipërisë në Be është një objektiv i përbashkët duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar në dije teknike.

“Ju falenderoj ngrohtësisht dhe nga zemra për mikëpritjen. Është kënaqësi dhe gëzim që rikthehem në Shqipëri pas një viti, herën e mëparshme kisha ardhur këtu pas tërmetit në Durrës, kam ndenjur për të parë se si do të qëndrojmë pranë jush, do doja t’ju falenderoj për fjalët e mira që thanë, është një përpjekje miqsh, që rezaton ndjesitë reale të popullit grek. Vizita ime ndodh në kushte shumë më të mira, Shqipëria tregoi se brenda kushteve të COVID mund të ushtrojë një presidencë të OSBE esenciale, kjo është esenciale. Na bashkojnë shumë gjëra, duhet t’i vazhdojmë këto marrëdhënie akoma më lart. Një urë janë mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi, më lejoni të theksoj kontributin esencial të grekëve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe e kundërta. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të marrim vendime në dobi të vendeve tona, integimi i Shqipërisë është një objektiv i përbashkët dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë dijet teknike ku ju mendoni se ju nevojiten, Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me Cakajn diskutuam për përcaktimin e hapësirave detare, zgjidhja do jetë në dobi të dy vendeve, jam shumë i lumtur për të përsëritur se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë të dyja vendet së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mbështete në një qëndrim të të dyja vendeve për zgjidhjen e konvergjencave, u referuam dhe në marrëveshjen që dy venet kanë në 1996, ajo ka nevojë për thellim që të ecim së bashku në një marrëveshje të re sa i përket partneriteti strategjik, që të bëjmë një mbledhje të përbashkët. Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, kjo është anakronizëm do e zgjidhim së bashku dhe po e them nga Tirana me urdhër të kryeministrit, diskutuam edhe për urën. Nuk duhet të humbasim kohë, Shqipëria ka bërë progres për minoritet”, tha Dendias.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në vizitën e tij në Tiranë, nuk ka nguruar edhe që të flasë për Turqinë. Duke bërë një paralelizëm, e ndryshe nga Shqipëria, Turqia po ecën në drejtim të kundër të BE-së, Dendias tha se i ka kërkuar këtij Unioni që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake sepse sipas tij, po destabilizojnë rajonin. “

“Turqia po shkel kriteret themeltare të BE, nga an politike dhe ekonomike, i kemi dërguar Varlehey duke theksuar se Turqia po shkel Unionin doganor, dhe duhet të shqyrtohet marrja e masave. Kam vendosur këtë çështje me keqardhje që Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e Unionit doganor, si një ide e qartë për sjellje e Turqisë. Kam theksuar dhe te homologët europian veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë”, tha Dendias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW zbardh detaje nga vizita e Dendias në Tiranë

A do të ketë një marrëveshje Greqi-Shqipëri për detin Jon?

Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive

Rama: Greqia e Shqipëria do i drejtohen gjykatave ndërkombëtare për detin!