MENU
klinika

Tenis

Nadal mposht Djokovic, “mbreti” i Roland Garros

11.10.2020 - 17:40

Tenisti spanjoll Rafael Nadal shkruan historinë e tenisit, teksa për të 13-n herë është “mbreti” i turneut francez të “Roland Garros”. Spanjolli mposhti me lehtësi numrin ‘1’ të renditjes botërore, serbin Novak Djokovic.

Spanjolli tregoi edhe një herë se është “mbreti” i fushave me dhe të kuq, duke fituar me rezultatin 3-0 me sete (6-2, 6-0, 7-5) dhe ngritur në qiell për të njëzetën herë një trofe madhor të tenisit dhe barazuar rekordin e zviceranit Roger Federer. Kjo e sotmja ndaj Djokovic ishte fitorja e 999-të në karrierë për Rafael Nadal.

Gjithashtu, ky ishte triumfi i 100-të në karrierë në turneun e Parisit, duke regjistruar vetëm tri humbje në këtë kompeticion. Një fitore e madhe e Nadal, që tregon edhe njëherë se do jetë një garë shumë e fortë mes tij dhe Federer për të përcaktuar më të mirin e historisë së këtij sporti.

Megjithatë, deri atëherë na mbetet të shijojmë akoma nga magjia e tyre në fushë, pa përjashtuar edhe talentin e grintën e Djokovic, që të paktën edhe sot mbetet numri një në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN