MENU
klinika

Sipas shefit Adam Silver

NBA po luan finalet, ja kur nis sezoni i ri

02.10.2020 - 16:40

Teksa sezoni 2019-2020 i NBA-së është drejt fundit, menjëherë po mendohet për sezonin e ri. Adam Silver, komisioneri i NBA-së, u ka dhënë fund hamendjeve, duke bërë me dije vendimin. Sipas tij, nuk ka për t’u nisur sezoni i ri para Krishtlindjeve, pra më 25 dhjetor.

Sipas të gjitha gjasave, sezoni i ri 2020-2021 do të nisë në janar, por data ende nuk është vendosur. Mendohet të jetë në javën e dytë të janarit. Silver e argumentoi këtë sepse lojtarët kanë nevojë për pak pushim, si nga ana fizike, ashtu edhe ajo mendore pas kësaj situate delikate që kaluan muajt e fundit.

Zakonisht sezoni i NBA nis në fund të tetorit dhe mbaron në fund të majit ose fillim qershori. Por si të gjitha sportet e tjera në Amerikë dhe jo vetëm, në mars u ndërpre gjithçka, për të rifilluar në fund të korrikut. U mbyll sezoni i rregullt, por me ndryshimin se nga 30 skuadra, 22 vijuan, duke skarcuar nga 4 të fundit për secilën konferencë.

Pastaj u luajtën ndeshjet e play-off dhe aktualisht jemi në prag të finale së dytë mes Los Angeles Lakers dhe Miami Heat, teksa të parën e fituan kalifornianët. Në rastin më të mirë fituesi shpallet në mesin e tetorit. Kjo e bën të pamundur nisjen e sezonit të ri në nëntor dhe dhjetor, pasi basketbollistët janë dërmuar duke luajtur cdo dy ditë, teksa është vënë re edhe nga dëmtimet e shumta që pati në play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak