MENU
klinika

FSHZH shpall tenderin/ Fondi 136 milionë lekë

‘Skënderbej’ i Elbasanit në rikonstruksion

17.10.2020 - 13:24

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderin me fond 136.6 lekë për rikonstruksionin e rrugës “Iljaz Kosova” në Elbasan.

Zona në të cilën do të kryhen ndërhyrjet ndodhen në lagjen “Skënderbej”. Projekti përfshin rikonstruksion të rrugëve, rrjetet e kanalizimeve, vendosjen e sinjalistikave rrugore, ndërhyrje në rrjetin elektrik, atë të ujësjellësit, etj.

“Në gjendjen aktuale gjelbërimi i rrugës ekziston në të dy anët, por do të ketë nevojë për zëvendësimin dhe me plotësim pemësh në vendet e dëmtuara dhe që janë tharë. Rampat e invalidëve nuk ekzistojnë dhe kontenierët janë të pozicionuar keq. Për këtë arsye nevojitet të bëhet një studim i mirëfilltë në mënyrë që zona të pajiset me pemë.

Gjithashtu në çdo ndërprerje të trotuareve ku kemi kryqëzime do të ndërtohen rampa me pjerrësi të ulët në ndihmë të invalidëve. Në pozicione të veçanta të studiuara nga Ndërmarrja e mirëmbajtjes dhe gjelbërimit do të pozicionohen kontenierë dhe kosha për papastërtitë” specifikohet më tej në dokumentacionin e tenderit.

Për të gjithë aplikantët e interesuar, tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 16 nëntor 2020, ora 12:00.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan