MENU
klinika

Më i miri i ndeshjes

Spektakël i shqiptarit, 2 gola në 6 minuta dhe 1 asist

17.10.2020 - 13:38

Mbrëmë ishte Emanuele Ndoj që realizoi dy gola për Brescia-n në Serie B italiane, ndërsa sot radha ka qenë për Eduart Rrocën, heroin e Istanbulsporit në Ligën e Parë turke.

Ish-mesfushori i Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, ka realizuar dopietë në harkun kohor të 6 minuta, duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e tij, përballë Samsunsporit në transfertë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, shqiptari realizoi golin e parë. Për t’i dhënë akoma më shumë magji paraqitjes fantastike të tij, 27-vjeçari tundi sërish rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke ngitur shifrat në 0-2.

Goli i tretë, në fitoren 0-3 të Istanbulspor është shënuar në 90’ nga Isaah, por asistin ia dha pikërisht Roca, i cili u shpall më i miri i ndeshjes. Pas 5 javësh, kryeson me 12 pikë pikërisht skuadra e dy shqiptarëve, Roca-Abazaj, me këtë të fundit që u fut në mesin e pjesës së dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fitoi Kupën me verilindorët

Roca largohet nga Kukësi, shkon në Turqi

Luajtën bashkë te Kukësi dhe Luftëtari

Zyrtare, Abazaj dyshe sulmuese me Rrocën në Turqi