MENU
klinika

Deputeti flet pas mbleshjes me Ligën

Ylli: Do t’i falim gjobat futbollit, zgjidhja të premten

20.10.2020 - 12:18

Futbolli ende nuk ka nisur në Shqipëri për shkak të bojkotit, por sipas deputetit Fidel Ylli (relator i ligjit për sportin), çështja do të zgjidhet të premten, pasi më parë të diskutohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, teksa pritet edhe një takim me kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Në takimin e sotëm te Ministria e Financave, mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste dhe Qeverisë, në prononcimin e menjëhershëm pas këtij takimi, deputeti Fidel Ylli u shpreh për mediat:

“Kishim takimin e dytë me Ligën Profesioniste të Futbollit. Ishte një takim ku në të shumtë e rasteve problemet e Ligës thuajse se janë të zgjidhura, kemi ngelur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot.

Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset.

Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur”.