MENU
klinika

Premier League, Java 7

Bale gjen golin e parë, Tottenham i dyti

01.11.2020 - 22:11

Tottenham ka marrë tri pikë me mjaft vlerë sot në shtëpi, edhe pse nuk ishte një fitore e lehtë, duke mposhtur 2-1 Brighton. Një sukses që i ngjit Spurs-at në vendin e dytë, 2 pikë larg kryesuesit Liverpool.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 13-të. Një ndërhyrje e parregullt ndaj Keane në vijën e zonës dhe arbitri jep penallti, edhe pse shumë e diskutuar. Penalltinë e shëndërron në gol vetë Keane. Mbyllet 1-0 pjesa e parë.

Gjyqtari Graham Scott duket se nuk ishte në rregull, por bashkë me të edhe VAR, pasi goli i shënuar nga Brighton në 56’ nga Lamptey, u nis nga një faull për Tottenham. Vendasit kanë protestuar më kot, pasi goli është quajtur i rregullt.

Në 70’, Mourinho fut në fushë Gareth Bale, që pas 3 minutash nuk fal në zonë me një gjuajtje me kokë. Goli i parë për uellsianin me Tottenham pas rikthimit në Premier League. Ishte ky goli vendimtar i takimit, pavarësisht rasteve që pati më pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN