MENU
klinika

Premier League, Java 7

Një penallti, Arsenal fundos United

01.11.2020 - 19:31

Trajneri Ola Gunnar Solskjaer tashmë i ka orët e numëruara në stolin e Manchester United, pas humbjes në shtëpi 0-1 ndaj Arsenal. Topcinjtë rikthehen te fitorja pas 2 humbjeve, ndërsa “Djajtë e Kuq” rrëshkasin në vendin e 15-të.

Manchester United u ndëshkua në minutën e 69′ nga Arsenali. Miqtë zhbllokuan rezultatin me anë të Aubameyang, i cili ktheu në gol një penallti. Ishte francezi Pogba që ndërhyri në mënyrë të gabuar në zonë dhe shkeli Bellerinin.

Gjyqtari menjëherë vendosi të akordonte penallti dhe as VAR nuk ndërhyri. Auba gjuajti saktë, De Gea u hodh në krahun tjetër. Më pas United u përpoq të shmangte humbjen. Në fushë hyri edhe Cavani, por lojtarët vendas ishin të pasaktë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN