MENU
klinika

Ismail Qemali dhe flamuri në gjysmë shtizë

Ja si zgjedh kryeministri Rama të urojë në Ditën e Pavarësisë

28.11.2020 - 10:34

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me dy postime për nder të Ditës së Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.

Së pari, kreu i qeverisë ka zgjedhur fjalët e mençura të Ismail Qemalit për flamurin.

“Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë flamuri! Rroftë Shqipërija”, citon Rama, pa komentuar më tej.

foto galeri

Pak minuta më pas, kryeministri ka postuar një tjetër foto të monumentit të pavarësisë, ku flamuri duket i ngritur në gjysmë shtizë.