MENU
klinika

Priten shtetet "vendimtare"

Numërimi i votave vazhdon/ Joe Biden kryeson rezultatin

04.11.2020 - 07:51

Zgjedhjet që po zhvillohen në SHBA nuk po kalojnë pa debate, në orët e fundit të numërimit të votave në shtetet amerikane. Kandidati republikan Donald Trump ka akuzuaar kundërshtarët se ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet.

“Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Sondazhet! Unë do të bëj një deklaratë sonte. Një fitore e madhe”, shkruan Trump.

Menjëherë, kësaj deklarate i është përgjigjur kandidati demokrat Joe Biden, i cili ka thënë se fituesin e shpallin votuesit. “Nuk më takon mua apo Donald Trump të tregojmë fituesin. E tregojnë votuesit”, shkruan Biden.

Më tej, kandidati demokrat shprehet optimist kur thotë se është në rrugën e duhur drejt fitores. “Ndihemi mirë për vendin ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, vijon Biden.

Deri në këto momente Joe Biden ka mundur të sigurojë një numër më të madh votash pasi ka fituar në nëntë shtete.

Bëhet fjalë për shtetet e Vermont, Masaçusets, Nju Xhersi, Delauer, Merilend, Distrikti i Kolumbias, Nju Jork, Kënektikat, Nju Xhersi, Kolorado, Nju Meksiko, Ilinoi, Oregon, Kalifornia. Si rezultat Biden ka fituar deri më tani 210 vota në senatin elektoral.

Ndërsa kundërshtari i tij, Donald Trump dhe Presidenti aktual i SHBA-ve ka dalë fitues në tetë shtete.

Bëhet fjalë për shtetet e Indiana, Kentaki, Oklahoma, Alabama, Dakota e Jugut, Nebraska, Arkansa, Tenesi,  Virxhinia Perëndimore, Karolina e Jugut.

Kështu Trump ka mundur të sigurojë deri tani 137 vota në senatin elektoral.

Ndërkohë numërimi është duke vazhduar në të ashtuquajturat shtete vendimtare si Teksas, Florida, Xhorxhia, Pensilvania, Micigan, etj.