MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 3

Vllaznia triumfon me frymën e fundit, dy sfida pa gola

21.11.2020 - 18:43

Ka përfunduar java e tretë e Kategorisë Superiore, ku janë fiksuar 3 barazime dhe 2 fitore. Pas fitores së Skënderbeut në Ballsh dhe barazimit të Apolonisë ndaj Kastriotit, Vllaznia-Tirana kishte vëmendjen kryesore, që përfundon 3-2.

Por edhe dy ndeshjet e tjera përfundojnë në barazim, me ndryshimin se pa gola, 0-0. Partizani-Laçi dhe Teuta-Kukësi, pavarësisht rasteve dhe dinamikës së takimeve, nuk shkojnë më shumë se në paqe pa gola.

Vllaznia e nisi mjaft mirë ndeshjen, pasi arriti të shënonte me penallti me anë të Markut në minutën e 28′. Vangjeli gaboi dhe i dha mundësinë ekipit shkodran të dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e u parë u mbyll 1-0 për vendasit, ndërsa Muçi barazoi në minutën e 46′ të pjesës së dytë.

Festa nuk zgjati shumë, pasi Marku realizoi sërish mjaft bukur në të 50′ duke mposhtur sërish Bekajn për 2-1. Kampionët barazuan sërish pas një gabimi të Zogovic. Portieri doli në mënyrë të gabuar dhe Sasrak dërgoi topin në rrjetë për 2-2.

U mendua se ndeshja do të mbyllej në barazimin 2-2, por Dunga në minutën e 90’+7′ i dha fitoren ekipit shkodran. Fitore fantastike e Vllaznisë që merr maksimumin në 3 ndeshje. Kuqblutë kryesojnë me pikë të plota.

Trajneri Nevil Dede e nisi me humbje aventurën e tij në stolin e bardhebluve, ndërsa një dëmtim i Gamfi të Tiranës vuri në panik të gjithë, ai u dërgua në spital pas rënies së keqe në mesin e fushës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN