MENU
klinika

Premier League, Java 14

Arsenal fiton derbin dhe fillon rehabilitimin

26.12.2020 - 20:37

Arsenali ka fituar një ndeshje karakteri ndaj Chelseas me rezultatin 3-1. Një fitore që vjen si frymëmarrje për djemtë e Artetës pas rezultateve zhgënjyese, ndërsa blutë e Londrës çalojnë në një moment që nuk duhej.

Sfida pa vendasit superior, pavarësisht se Chelsea gaboi shumë në minutat e fundit të ndeshjes. Arsenali kaloi në avantazh me Lacazette me anë të një penalltie të dyshimtë. Francezi nuk gaboi duke shkundur rrjetën për 1-0.

Goli i dytë u realizua në minutën e 44′ dhe ishte një perlë e Granit Xhakës për rezultatin 2-0. Mesfushori shqiptar pushoi topin në rrjetë duke realizuar një perlë për 2-0. Arsenali e nisi pjesën e dytë po ashtu me vrull, pasi gjeti rrjetën me anë Sakas.

Talenti i ri dërgoi topin në rrjetë me anë të parabole nga brenda zone duke shkundur rrjetën për 3-0. Miqtë reaguan në fundin e pjesës së dytë kur gjetën golin me anë të Abrahamit në minutën e 85′. Chelsea kishte mundësinë të dyfishonte shifrat, por ishte Jorginho që nuk dërgoi topin në rrjetë. Përfundimisht, Arsenali mori 3 pikë me vlerë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak