MENU
klinika

Në Serie A

CR7 apo Lukaku? Jo, njihuni me më produktivin

29.12.2020 - 17:18

Të gjithë mendojnë se Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku, Ciro Immobile apo Zlatan Ibrahimovic janë futbollistët që shënojnë më shumë gola në elitën e kampionatit italian, Seria A. Në jë farë sensi kjo qëndron.

Por, pavarësisht emrit të madh që mbajnë mbi shpinë, futbollisti më produktiv në këtë vit kalendarik 2020 është ai i Sassuolos, Francesco Caputo.  Sipas përllogaritjeve të bëra nga Sky Sport Italia, sulmuesi italian ka mesataren më të mirë përpara portës.

Pas një nga 3.2 goditjet në portë prej tij, përfundojnë në rrjetë. Mesfushori i Roma-s, Jordan Veretout, ndjek me një gol çdo 3.4 tentativa, por shumica e 12 golave të tij në 41 gjuajtje ishin nga pika e bardhë e penalltisë.

Vetëm vend i tretë për Romelu Lukaku të Inter-it, ndjekur nga ai i Atalantës, Luis Muriel, i cili shumicën e golave i ka shënuar si zëvendësues. Vetëm vendi i pestë për sulmuesin më të mirë të sezonit të shkuar, Ciro Immbile. Italiani lë pas dyshen e Milanit, Ante Rebic dhe Zlatan Ibrahimovic.

Është golashënuesi më më shumë gola në këtë vit kalendarik, por Cristiano Ronaldo është vetëm i teti në mesin e lojtarëve më efikasë të kampionatit. Portugezit i duhen 5.4 goditje për të gjetur golin. Pak i distancuar prej tij gjendet Joao Pedro i Cagliarit, ndërsa 10 të parët i mbyll mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitarian i Roma-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Globe Soccer Awards 2020”

Ronaldo zgjidhet më i miri i shekullit të ri