MENU
klinika

Kryesojnë italianet

5 ekipet me më shumë lojtarë që shënuan në 2020

25.12.2020 - 16:57

Në fundin e këtij viti kalendarik ka vend për te hedhur sytë nga statistikat. Në një klasifikim të publikuar nga shtëpia e statistikave, Opta, shihet dominimi i skuadrave italiane për numrin e futbollistëve që kanë gjetur rrjetën në këtë vit 2020.

Roma është ajo që kryeson, pasi kryeqytetasit kanë shënuar  20 futbollistë të ndryshëm, mes të cilëve edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Marash Kumbulla. Loja në grup i ka shndërruar skuadrat e Seria A në ekipe tepër efektive para portës, pasi pas kryeqytetasve pozicionohet Interi.

Zikaltrit kanë shënuar me 19 futbollistë të ndryshëm, duke mos treguar varësi te dyshja e sulmit, Lukaku-Martinez. Në të njëjtat pozita ndodhën edhe spanjollët e Real Betis e anglezët e Chelsea, me nga 19 futbollistë golashënues.

“Top 5” në 5 ligat kryesore e mbyll Sampdoria. Dorianët edhe pse pa shumë shkëlqim në këtë vit dhe me një super Quagliarella në sulm, kanë gjetur rrjetën 18 futbollistë. Ajo që bie në sy është fakti se mungojnë skuadrat angleze, gjermane dhe ato franceze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më pak ndeshje në karrierë

Neymar, 1.33 mln euro për ndeshje në 2020-n