MENU
klinika

Champions League

Dortmund përmbys në Rusi, Lazio vuan në fund

08.12.2020 - 20:52

Mësohen dy ekipet e para që kualifikohen në fazën me eliminim direkt në Champions League. Dortmund përmbys 2-1 në Rusi ndaj Zenit dhe zë vendin e parë, ndërsa Lazio barazon 2-2 në shtëpi ndak Club Brugge dhe mjafton për më tej si e dyta në grup.

Ndeshja në “Olimpico” nisi me dy gola të shpejtë. Ishin bardhekaltrit që kanë zhbllokuar takimin në minutën e 12-të. Autori i golit ka qenë Correa. Belgët janë kundërpërgjigjur tri minuta më mbrapa me Vormer, i cili ka përfituar nga një gabim i Reina-s (Strakosha në stol).

Lazio është kthyer në avantazh në minutën e 27-të. Goli është shënuar në minutën e 27-të nga Immobile, i cili është treguar i saktë ngë pika e bardhë. Më pas miqtë mbesin me 10 lojtarë. Pjesa e parë mbyllet 2-1.

Duhet të ishte një administrim më i mirë i italianëve. Ndodhi e kundërta, belgët barazojnë me 10 vetë në 76’ me Vanaken. Fundi ishte ankth për vendasit, Reina gabon sërish dhe topi prek shtyllën. Gjithsesi, mbaron 2-2 dhe Lazion me vuajtje grupin si e dyta.

Në ndeshjen tjetër, ishin rusët e Zenit që kanë shënuar të parët me Driussi-n në minutën e 16-të. Vendasit mund të kishin shënuar edhe golin e dytë në pjesën e parë, pasi humbasin dy mundësi të mira.

Në të dytën është dominim total i miqve nga Gjermania, që përmbysin rezultatin. Dortmund ka gjetur golin e barazimit në minutën e 68-të me Piszczek, ndërsa Witsel më pas përmbys në 1-2. Nuk feston belgu, pasi më parë ka luajtur me Zenit. Dortmund zë vendin e parë në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN