MENU
klinika

Formula 1

Grosjean kërkon të garojë, Mick zgjedh numrin

04.12.2020 - 15:59

Katër ditë pas aksidentit të tmerrshëm gjatë xhiros së parë në Çmimin e Madh të Bahrein, Roman Grosjean rikthehet sërish në bokse për të takuar stafin e skuderisë Haas. Piloti francez u prit me duartrokitje dhe brohoritje, teksa dukeshin qartë dëmtimet e marra në duar pas shkrumbimit nga flakët të njëvendëshes së tij.

Grosjean pësoi djegie në pëllëmbën e të dy duarve dhe në njërën këmbë. Ende nuk është e qartë nëse piloti do të jetë i gatshëm për të drejtuar një makinë në garën e fundit të këtij sezoni, por te Haas shpresojnë për një mrekulli. Në këtë linjë qëndron edhe piloti, pasi do të ishte gara e fundit për të nën drejtimin e një makine Haas.

Ndërkohë, piloti zëvendësues i tij në sezonin e ardhshëm, djali i legjendës së botës së Formula 1, Mick Schumacher ka zgjedhur numrin e makinës së tij. Bëhet fjalë për atë 47, i cili ka një domethënie mjaft të madhe për talentin gjerman.

Teksa numri 4 dhe 7 ishin të zënë nga pilotët e tjerë, Mick vendosi t’i bashkonte bashkë. Secili numër ka një kuptim për të, pasi numri 4 ishte ai me të cilin u shpall kampion në Formula 3, ndërsa numri 7 lidhet me numrin e titujve të babait të tij, Michael Schumacher.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN