MENU
klinika

Champions League

Juve poshtëron Barçën, eliminohet United, racizëm në Paris

08.12.2020 - 22:57

Janë mësuar verdiktet edhe në 3 grupet e tjera të Champions League, Pas Dortmund dhe Lazios, një vend për në fazën tjetër siguruan edhe Chelsea, Sevilla, Juventus, Barcelona, PSG dhe Leipzig. E bujshme fitorja 3-0 e Juventus ndaj Barcelonës në Camp Nou. Kampionët e Italisë kualikohen si kokë grupi.

Në minutën e 13-të, Ronaldo përfiton vetë penallti dhe shënon po vetë. Shtatë minuta më vonë kemi një gol akrobatik të McKennie. Meritë pati edhe Cuadrado me asistin e dhënë. Kaq për pjesën e parë, me Messin që bëri dy goditje në portë, por priti Buffon.

E dyta nis mirë për Barcelonën, por është Juventus që sërish përfiton penallti, kësaj here me VAR, pas një prekje të topit me dorë në zonë. Ronaldo nuk fal dhe 0-3. Katër gola për portugezin këtë sezon, duke e cuar në 134 numrin në Champions. Messi gjuajti edhe 2 herë, por sërish Buffon i tha “jo”.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo Kiev fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Ferencvaros. Ukrainasit shkojnë në Europa League. Uzuni ishte titullar dhe u aktivizua deri në 74’, por pa lënë gjurmë në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Në Grupin E, Chelsea dhe Sevilla e kishin siguruar që më parë kualifikimin, përkatësisht si vend i parë dhe i dytë. Blutë e Londrës u ndalën 1-1 në shtëpi nga rusët e Krasnodar (shkojnë në Europa Leagu), ndërsa Sevilla fitoi 1-3 në fushën e francezëve të Rennes.

Në Grupin H ndodhën dy episode. Leipzig mposht në shtëpi 3-2 Manchester United dhe merr kreun e grupit provizorisht. Themi kështu pasi PSG-Basaksehir është ndalur në minutën e 10-të, për shkak se gjyqtari i katërt tha shprehje raciste ndaj njërit prej stafit të ekipit turk.

Protestës së ekipit mik iu përgjigj edhe PSG, që u futën në dhomat e zhveshjeve. Ndeshja nuk filloi më dhe tashmë pritet vendimi i UEFA-s. Pamjet dhe regjistrimet treguan se pjesëtari i Basaksehir kishte të drejtë, pasi gjyqtari e quajti zezak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN