MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Kumbulla: Roma, dashuri me shikim të parë

21.12.2020 - 22:27

Marash Kumbulla nuk po luan rregullisht te Roma, pasi aty konkurrenca është më e madhe. Shqiptari nuk ishte në formacion as në ndeshjen e humbur 4-1 kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Mbrojtësi ynë ka folur pas ndeshjes dhe ka treguar se e ka zgjedhur verdhekuqtë me dashuri të madhe.

Humbja me Atalantën – “Patjetër që do të flasim për këtë me trajnerin. Në pjesën e dytë, është e vërtetë që ne ramë. Ne luftuam, por kishim një ekip të fortë përpara nesh. Duhet të llojmë përsëri, sepse nëse shohim prapa, nuk përmirësohemi dot kurrë. Duhet të shohim gabimet e bëra dhe mos t’i përsërisim më”.

Jeta në Romë – “Në llim isha i përqendruar vetëm tek ekipi. Menjëherë e vura veten në dispozicion të trajnerit. Jo, sinqerisht nuk kisha shumë probleme. Jam i qetë, qëndroj shumë në shtëpi. Në Romë bëj atë që bëra në Peschiera”.

Rivaliteti – “Është ndryshe nga viti i kaluar, por unë kam mësuar shumë. Duke pasur lojtarë si Smalling, Mancini dhe Ibanez përkrah, vetëm mund të mësosh me ta. Tani ndihem shumë më mirë sesa kur mbërrita.”

Kalimi te Roma– “Roma dashuri me shikim të parë? Po, Roma menjëherë më tregoi interesin e saj. Pastaj pashë tifozët, trajnerin dhe programin e klubit dhe ata më bindën menjëherë. E gjitha ndodhi shpejt dhe nuk pata dyshime”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mendojmë vetëm ndeshjen e radhës”

Kumbulla modest: Nuk jam unë lideri i Kombëtares


Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin