MENU
klinika

Dy klube italiane duan Ismajlin

Reja “skanon” Kumbullën: Ka pak në nivelin e tij

27.06.2020 - 14:55

Edy Reja pret rifillimin e fluturimeve ajrore, që të niset brenda pak ditësh për në Shqipëri. Fillimi i një projekti të ri, i nisur nga Federata Shqiptare e Futbollit për trainimin e trajnerëve atletikë dhe një stazh me trajnerët e ekipeve të kombëtarve të moshave e pret atë.

Trajneri friulian, pasi e mbylli në Itali Covid-19, i lejoi vetes pushimin e zakonshëm në shtëpi, duke u kujdesur për kopshtin e tij. I mungon futbolli, por së shpejti do të kthehet. Po kërkon talente të rinj për Shqipërinë, ndërsa të mërkurën në mbrëmje ndoqi ndeshjen mes Atalantës dhe Lazio nga televizioni.

Më mirë se kushdo tjetër, ai mund të na tregojë dhe përshkruajë Marash Kumbullën, xhevahirin e Veronës, që ka hyrë në radarët e Lotito-s. Më 14 tetor 2019, ai bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar (Moldavi-Shqipëri 0-4, në Zimbru), duke djegur mundësinë që të thirrej nga Italia e trajnerit Mancini. Ai është bërë pjesë e kursit të ri të Shqipërisë.

Çfarë lojtari është Kumbulla?

Ai është një mbrojtës inteligjent, shumë i mirë në daljet përpara, i fortë në lojën ajrore. Mbi të gjitha është një djalë me këmbët në tokë. Kumbulla ka ende hapësira të mëdha për përmirësim. Ai është shumë i kujdesshëm, lëviz me kokën e mbajtur lart, shikon pozicionet, ka botëkuptim taktik.

Është akoma i ri, vetëm 20 vjeç, por tashmë me një përvojë të mirë. Pres rritje të mëtejshme të tij. Është i plotë, mendon vetëm për futbollin, ndaj mund të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm.

A mund ta quash “hit”?

Po, sepse është kaq i ri dhe i plotë. Unë e kam parë atë të luajë në qendër të mbrojtjes dhe mendoj se ai është roli natyral, por ai bën shumë mirë edhe si i majtë qendror. Pra, është veçanërisht i përshtatshëm për mbrojtjen me tre lojtarë.

E kam parë gjithashtu të lëvizë në të djathtë. Tani me Veronën shkëputet nga ana e kundërt dhe po tregon një frymë iniciative, merr pjesë në aksione. Ka bërë shumë progres.

Sa larg mund të shkojë?

Ai do të bëhet një lojtar më i mirë, është i denjë për ekipe të rangut të lartë. Është bukur ta shikosh, i përshtatshëm fizikisht. Nuk ka të rinj si ai në Itali. Preferon të luajë me të djathtën, por nuk ka vështirësi edhe me këmbën e majtë.

Nuk krijon probleme, ka një personalitet të mirë. Personaliteti është një aspekt themelor për çdo lojtar. Nëse vesh fanellën e klubeve si Lazio, Milan apo Juve, duhet të kesh personalitet të fortë. Nga ky këndvështrim, ai është i sigurt. Me të vërtetë nuk i intereson se kë ka përballë, nuk ka askënd frikë.

A do të formonit një mbrojtje të përbërë nga Luiz Felipe, Acerbi dhe Kumbulla për Ligën e Kampionëve?

Jo keq. Nëse Lazio arrin ta blejë Kumbullën, do të bënte një goditje të mirë. Unë ia kisha rekomanduar Napolit. Marrëdhëniet ishin të mira, madje me Taren kishim folur për të. Djaloshi duket se ka preferuar Lazion… Unë nuk mendoj se do të favorizojë një klub ose një tjetër, duhen pasur parasysh argumentet që e bindin atë.

Kumbulla është një djalë shumë i vëmendshëm ndaj mundësive për të luajtur, Lazio është ajo që mund t’i ofrojë garanci në këtë drejtim. Ai nuk jepet pas anës ekonomike, por kryesisht zgjedh të mirat profesionale.

A do të bëhet ai një gur themeli për kombëtaren shqiptare?

Unë e ndoqa atë edhe kur ishte kapiteni i të rinjve të Veronës, konstatova cilësi të rëndësishme. Merita e madhe i shkon trajnerit Juric, i cili e pa dhe menjëherë e aktivizoi si titullar në Serie A. Kumbulla është i përshtatshëm për mbrojtjen me tre, ai del përpara dhe luan me topin. Pra, jo vetëm mbron.

Për Shqipërinë time mund të bëhet një siguri në mbrojtje. Unë kam edhe Djimsitin e Atalantës, po monitoroj dy ose tre lojtarë të tjerë me të ardhme. Aty është edhe Ismajli nga Hajduk Split. Benevento dhe Lecce po e kërkojnë. Ata të dy dhe Strakosha në portë…, janë të gjithë të rinj. Të tre janë garanci e madhe në prapavijë, unë duhet të plotësoj pjesën tjetër të skuadrës.

kumbulla marash

A mund të ishte Kumbulla interesant edhe për Italinë e Mancinit?

Sipas mendimit tim, po. Mund të jetë në interesin e axurrëve, sepse ka pasaportë të dyfishtë. Unë i pëlqej shumë cilësitë e Kumbullës në krahasim me atë që ofron sot Seria A. Ka pak të rinj të këtij niveli.

Në Itali, mbrojtësit qendrorë janë pothuajse të gjithë të huaj. Pas Chiellinit, Bonuccit, Romagnolit dhe Acerbit, nuk shoh ndonjë tjetër. Pas tyre spikat Kumbulla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”