MENU
klinika

Ekipi i 9-të në karrierë

Mario Balotelli prezantohet te skuadra e re

07.12.2020 - 19:14

Sulmuesi italian Mario Balotelli ka firmosur kontratën e tij deri në përfundimin e këtij sezoni me skuadrën e Monzës. Siç ndodh gjithmonë për çdo futbollist të ardhur me një klub të ri për t’u prezantuar përpara gazetarëve, për “Supermarion” nuk do të ketë një konferencë për shtyp si lojtari më i ri i Monzas, e cila militon në Serie B italiane.

Ishte vetë sulmuesi italian që ka shprehur këtë dëshirë duke thënë se do dojë që fusha e blertë të flasë për të. Mario Baloteli nisi aventurën e re te Monza e president Berlusconi dhe Administratorit të Deleguar, Adriano Galiani, ku kanë bashkëpunuar së bashku edhe te Milan.

Balotelli ka zgjedhur numrin e tij të preferuar, ku është aktivizuar me çdo skuadër në karrierë, atë numër “45”. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën e tij, nga i cila do të përfitojë 400.000 euro plus bonueset deri në përfundimin e sezonit.

Nesër “Supermario” do të shkojë të stërvitet për herë të parë me skuadrën e tij të re, në fillim pritet stërvitja individuale për të rigjetur formën, pasi ndeshja e tij e fundit daton më 9 mars përpara se të prishte çdo marrëdhënie me ish-klubin e tij Brescian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk shqetësohet, ia fut gjumit

Viti 2020 nis me aksident për Balotellin


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak