MENU
klinika

Mos e ‘mbytni’ trupin tuaj me kimikate

Mënyrat më të mira për të shëruar kollën

08.12.2020 - 08:40

Ftohja e zakonshme përcillet me kollë dhe është një gjendje mjaft irrituese për t’u marrë me të. Në vend se ta “mbytni” trupin dhe organizmin tuaj me kemikate nga barnatoret, ju paraqesim ilaçet natyrale.

Përdoreni hudhrën

Hudhra është e pasur me antioksidues dhe është e përsosur për t’ju mbrojtur kundër kollës dhe ftohjeve. Ndaras kësaj, hudhra përmban edhe substancën alicinë, që njihet për efektin e saj kundër baktereve dhe kërpudhave.

Si ta përdorni:

Këshilla e parë: Nëse vuani nga dhimbjet në vesh, kjo mund të jetë shenjë e fytit të infektuar. Kjo më pas shkakton kollën dhe ftohjen. Për të parandaluar këtë, shtypni disa thelpinj të hudhrës dhe vendosini në kompresë të pastër. Tani e vendosni në veshin tuaj, duke u përkujdesur mos ta shtyni tepër thellë.

Këshilla e dytë: Nëse vuani nga kolla dhe të ftohtët, merrini rreth 4 deri 5 thelpinj të hudhrës, i shtypni dhe hidhni në gjalpin me qumësht të lopës, apo buallicës. Po ashtu, lëngun e hudhrave mund ta përzieni me dy domate dhe lëng limoni për të përgatitur një pije kundër viruseve.

Trajtojeni ftohjen dhe kollën me shafran

Shafrani është i pasur me kurkuminën dhe vajrat që avullohen, që përmbajnë substanca mbrojtëse kundër ftohjes dhe kollës.

Si ta përdorni:

Këshilla e parë: Mënyra më e mirë për ta përdorur shafranin është porsa ta ndjeni djegien në fyt, dhimbjet apo të filloni kollën. Shafrani mund ta parandalojë infeksionin, duke mos u bërë edhe më keq. Mënyra më e lehtë për ta përdorur shafranin është ta përgatisni pijen “haldi drodh”. Për ta bërë këtë pije merrni një lugë “halli” dhe ia shtoni një gotës me qumësht. E vloni përzierjen dhe e pini derisa të jetë e nxehtë. Mund të shtoni edhe pak mjaltë, për ta ëmbëltuar pijen.

Këshilla e dytë: Po ashtu, mund të pini çaj shafrani për të trajtuar këtë gjendje. Krejt çfarë duhet të bëni është të vloni 4 gota ujë, përzieni 11 lugë shafran pluhur dhe e valoni. E lini të qëndrojë për 10 minuta. Mund t’i shtoni pak mjaltë dhe limon dhe çaji është gati.

Pini çaj të bimëve

Pos çajit nga shafrani, që e kemi përmendur më lart, ekzistojnë edhe shumë lloje të bimëve që po ashtu u dalin në ndihmë njerëzve që vuajnë nga kolla dhe të ftohtit

Si t’i përdorni:

Këshilla e parë: Përzieni në ujë 4 lëvozhgë kardamomi, 4 kokrra piper të zi, disa rriska xhenxhefil dhe pak kanellë. E lini përzierjen të valojë, ulni zjarrin dhe e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Çajin e përzieni me pak qumësht ose mjaltë dhe e pini sa është i ngrohtë.

Këshilla e dytë: Po ashtu, mund të përgatisni çaj të thjeshtë me borzilok, duke shtuar 15 gjethe të pastruara në 1.5 ujë. Pas rreth 10 minuta, përzieni dhe shtoni edhe 1 lugë lëng limoni dhe e pini derisa është i ngrohtë.

Ilaçe shtëpiake për kollën produktive

Nëse keni kollë me gëlbaz, atëherë mund ta shëroni me ilaçe të thjeshta të përgatitura në shtëpi. Ilaçi produktiv (me gëlbaz), mund të jetë simptomë e infeksioneve në gjoks, si bronkiti, pneumonia madhe edhe tuberkulozi

Si t’i përdorni:

Këshilla e parë: Merrini disa kokrra piper të zinj me pak kuminë dhe sheqer të vrugët. Shtoni pak ujë dhe valoni derisa të përzihet mirë. Ftoheni dhe më pas e pini, në mënyrë që të hapni rrugët tuaja të frymëmarrjes.

Këshilla e dytë: Merrini disa gjethe të bimës “Piper betle”, i shtypni dhe nxirrni lëngun. Merrni rreth 2 lugë nga ky lëng, përzieni në 1 lugë mjaltë dhe përzierjen ta konsumoni dy herë në ditë, rreth një orë pasi ta keni konsumuar ushqimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN