MENU
klinika

Ku do të shkojë?

Messi ikën me siguri, Barcelona nuk e paguan dot

03.12.2020 - 18:10

Kishte shpresë se Lionel Messi mund të mbyllte karrierën te Barcelona, por lajmi i fundit zbeh dukshëm këtë opsion. “Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në qershor, blaugranat nuk mund ta paguajnë më atë”.

Kështu fillon editoriali i zakonshëm i videos nga Josep Pedrerol, drejtuesi I programit të mirënjohur spanjoll El Chiringuito de Jugones. Një lajm i destinuar të pushtojë faqet e para të çdo gazete ndërkombëtare, mbi të gjitha sepse arriti pikërisht të nesërmen e thirrjes publike të Neymar.

Duket se, nëse braziliani dhe argjentinasi vërtet duan të kthehen për të luajtur së bashku, zgjidhja e vetme mund të jetë transferimi falas i Pulga në Paris Saint-Germain. Messit, kujtojmë, në fakt po i skadon kontrata e tij me Barcelona. Nuk është çudi që Barcelona ta shesë që në janar për të përfituar ndopak dhe të lirohet nga rroga e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN