MENU
klinika

Kandidati për president te Barça

“Messi të ulë pagën, ndryshe do të largohet”

14.12.2020 - 17:04

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona nëse nuk pranon një ulje page, sipas kandidatit për president, Emili Rousaud. E ardhmja e argjentinasit mbetet një temë e rëndësishme te gjigantët katalanas, pasi kapiteni dorëzoi një kërkesë transferimi në verë, pas një sezoni të trazuar 2019-2020 dhe humbjes poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich, në Champions.

Rousaud, i cili është në garë për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 24 janar, pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu në tetor, diskutoi për të ardhmen e 6 herë fituesit të “Topit të Artë”, në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

“Ne do të duhet të ulemi me Messin dhe t’i kërkojmë atij të bëjë një ulje të pagës. Tani për tani, me gjërat siç janë, situata te Barça është e paqëndrueshme. Ne do t’i kërkojmë atij të bëjë një sakricë. Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë Messi do të largohet.

Leo ka shkruar faqet më të shkëlqyera në historinë e klubit. Ne duhet t’i nderojmë legjendat tona, por realiteti është ai që është. Unë besoj se gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë. Ne nuk mund t’i mashtrojmë anëtarët tanë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që ai të qëndrojë, por gjithmonë me interesat e klubit mbi këdo” – deklaroi kandidati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN