MENU
klinika

Serie A, Java 11

Milan nuk “vdes” kurrë, shmang humbjen në limit

13.12.2020 - 22:44

Pikërisht atëherë kur u mendua se Milan u mposht, ka ardhur shpirti kuqezi në limitin e ndeshjes, duke barazuar 2-2 në shtëpi përballë Parmës. Një sfidë që u mendua e humbur, pasi Milan u gjend në disavantazh të dy golave. Kuqezinjtë mbesin në krye.

Ndeshja ka nisur me gol, më saktë në minutën e 13-të. Hernani ka realizuar për ekipin mik pas asistit të Gervinho nga krahu. Kuqezinjtë tronditen në “San Siro” teksa duhet theksuar se ndeshja nisi edhe me dëmtimin e Gabbia-s, që u zëvendësua me Kalulu, debutim në Serie A.

Në 23’ Milan barazoi me anë të Castillejo, por goli u anulua për jashtë loje. Vendasit u përpoqën të barazon, por Parma hyn në dhomat e zhveshjes në avantazh 0-1.

Parma në 56’, pas katër shtyllash nga Milani, realizon edhe golin e dytë me Kurtic, i ndodhur brenda zone i lirë me kokë. Megjithatë, avantazhi nuk zgjat as 1 minutë, pasi Theo Hernandez me kokë rikthen ndeshjen e hapur në 1-2. Në limitin e ndeshjes shënon sërish Hernandez, duke shmangur humbjen.