MENU
klinika

Serie A, Java 11

Juve nuk ndalet, dopietë e CR7 në ndeshjen e 100-të

13.12.2020 - 19:59

Juventus nuk ndalet as në kampionat. Kampionët marrin një fitore të vështirë 1-3 në transfertë ndaj Genoa-s dhe tashmë e shohin veten në vendin e katërt, 3 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Milan dhe që do të luajë pas pak.

Juventus vuajti në pjesën e parë, teksa u mbyll në barazim pa gola. Në të dytën, Dybala dhe dy herë Ronaldo me penallti zgjidhën ndeshjen. CR7 luajti ndeshjen e 100-të me fanellën bardhezi, ku shënoi dy gola.

Në ditën e ndeshjes së tij numër 100 me fanellën e Juventusit, Cristiano Ronaldo shënon dy gola, edhe pse me dy penallti të tuara nga Cuadrado dhe Morata, duke shkuar kështu në 400 fitore në karrierë.

Portugezi bëhet i pari futbollist që arrin këto 400 suksese në pesë kampionatet top në vitet 2000. E ndjek në këtë renditje Messi me 365 gola dhe Buffon me 350. Sakaq, në historinë bardhezi vetëm dy futbollistë kanë shënuar më shumë gola se CR7 (77 deri tani) në 100 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet: Omar Sivori (84) dhe Felice Borel (80).

Por, pasi i largohemi statistikave, skuadra e Pirlos arrin më në fund fitoren e dytë radhazi në kampionat (nuk kishte ndodhur këtë sezon) duke mposhtur Genoa 3-1. Golit të Dybala në pjesën e dytë iu pwrgjigj Sturaro. Pastaj, dy golat e Ronaldos me penallti dhe “Zonja” që ndjek ritmin e Interit dhe Napolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN