MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 7

Ndalet Burreli, Lushnja mposht Flamurtarin në Vlorë

13.12.2020 - 16:16

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në Grupin A, kishte vetëm dy përballje. Spikaste më shumë ajo mes Erzenit dhe Burrelit kryesues.

Shijakasit, edhe pse e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme duke shkuar në disavantazh të dy golave, ia dolën të rikuperonin dhe ta mbyllnin ndeshjen në barazim 2-2.

Kështu, mund të konsiderohet si një hap fals i Burrelit i cili lë pikë të rëndësishme në garën për kreun e renditjes. Ndërkaq, sfida tjetër ishte ajo mes Veleçikut dhe Vorës. Vendasit vinin pas një disfatë megjithatë, ishin në gjendje të reagonin dhe ia dolën të mposhtnin miqtë me rezultatin minimal 1-0. Dinamo-Besëlidhja dhe Oriku-Partizani B luhet nesër.

GRUPI A

Erzeni-Burreli 2-2

25’ Gecaj, Camara 88’ / 6’, 20’ Raboshta

Veleçiku-Vora 1-0

45’ Banushaj

Në Grupin B, Lushnja ka triumfuar ndaj Flamurtarit në Vlorë, me rezultatin 1-0. Ishte Xeka, i cili shënoi në minutën e 46’ duke i dhënë avantazhin lagunarëve, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Turbina ka triumfuar 2-1 në derbin ndaj Elbasanit, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat. Asnjë pikë për Elbasanin, që vetëm sot shënoi golin e parë.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes dy pretendentëve për ngjitjen në Superiore, Besa-Egnatia është mbyllur në barazim pa gola. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat kërkuan me ngulm golin e avantazhit, por e kishin të pamundur.

GRUPI B

Flamurtari-Lushnja 0-1

Xeka 46′

Turbina-Elbasani 2-1

Rikardo 19′, Sallaku 38’/ Duka 68′

Besa-Egnatia 0-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 8

Tirana nuk fal, Bylis merr fitoren e parë