MENU
klinika

Ish-trajneri i Skënderbeut dhe i Kukësit

Orges Shehi pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve

11.12.2020 - 17:20

Orges Shehi u largua në fund të sezonit të kaluar nga Kukësi dhe prej atëherë nuk po drejton ekip. Megjithatë, nga janari atë do ta shohim në stolin e një skuadre. Nevil Dede prej afro një muaj u bë trajner i Tiranës, ndërsa Kombëtarja U-19 mbeti pa “timon”.

Pritet që durrsaku Orges Shehi do të drejtojë kuqezinjtë 19-vjeçarë. Kujtojmë që Shehi ishte dhe kandidat për Shpresat U-21, ndërsa ka pasur edhe disa oferta nga skuadra të elitës.

Rrallë në vendin tonë portierët janë bërë trajnerë, por Shehi ka pasur fatin që gjatë karrierës së tij në shumë ekipe të njohura të vendit tonë, të punojë me emra mjaft të njohur, vendas dhe të huaj, duke fituar edhe “zanatin” rej tyre.

orges shehi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN