MENU
klinika

Sfidojnë të vegjëlit

Paradokset në Champions, cili surprizon më tej?

12.12.2020 - 14:31

Të hënën, në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti i Champions League për fazën me eliminim direkt, ku janë 16 ekipe për të vijuar garën. Bie në sy Borussia Moenchengladbach, që vetëm me 8 kaloi grupi, duke përfituar nga një barazim midis Inter dhe Shakhtar.

Glabach mori sa gjysma e pikëve të Bayern Munchen, që vijon dominimin, duke marrë 16 pikë dhe me një golaverazh +13, si asnjë tjetër. Paradoksi qëndron që Sevilla mori 13 pikë dhe doli e dyta, ndërsa Real me 10 pikë u bë kokë grupi.

10 klubet më të mira të Evropës, sipas vlerës së tregut të skuadrës, u kualifikuan në raundin e 16 të UCL, me Tottenham Hotspur që është përjashtimi i vetëm, i cili garon në këtë sezon në Europa League (vlera e tregut të skuadrës prej 863 milionë euro).

Në tabelën e mësipërme bie në sy se si Porto, me vlerë 204 milionë euro, mori 13 pikë dhe është mes më të mirave. Gjithashtu, Atalanta, Lazio apo Mochegladbach, që vlejnë pak a shumë me një mesatare prej 365 milionë euro, bënë më mirë se Inter, Manchester United dhe Ajax, që vlejnë më shumë, për të mos thënë dyfishi.

Pra, janë 4 shembuj se jo gjithnjë paraja bën ligjin në futboll. Sezoni i kaluar tregoi se grupi mund të bëjë mrekulli, sic ishte rasti i Atalantës në cerekfinale dhe Lyon e Leipzig në gjysmëfinale. Cilat skuadra do të surprizojnë këtë sezon? Vështirë të parashikohet…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN