MENU
klinika

Europa League

Përcaktohen çiftet e fazës me eliminim direkt

14.12.2020 - 13:37

Është hedhur edhe shorti i fazës më eliminim direkt në Europa League. Pretendentët e turneut, duke qenë në vazot e para, kanë peshkuar relativisht skuadra të kalueshme në letër.

Kështu, Tottenham do të ndeshet me austriakët e Wolfsberg. Milan nuk do ta ketë edhe aq të lehtë, sepse Crvena Zvezda është një ekip që dikur ka bërë emër në kompeticionet evropiane.

Short i mirë mund të thuhet për dy ekipet e tjera italiane. Roma do të përballet me portugezët e Braga-s, ndërsa Napoli me debutuesit spanjollë të Granada-s. Benfica-Arsenal është dueli më i fortë i këtij kompeticioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN