MENU
klinika

Europa League

Roma dhe Arsenal bëjnë “detyrën”, ngec Napoli

03.12.2020 - 23:00

Përfunduan të gjitha ndeshjet e raundit të pestë në grupet e Europa League. Ekipet pretendente kanë dhënë rezultate të mira. Spikat fitorja e Romës dhe e Arsenalit, ndërsa Napoli është ndalur në një barazim, që komplikon paksa kalimin për më tej.

Arsenali është i vetmi ekip që ka marrë pikët e plota deri më tani, 15. Topcinjtë fituan 4-1 në shtëpi me me austriakët e Rapid Ëien, duke qenë ekipi më i mirë në këtë fazë të Europa League.

Roma mposht sërish zviceranët e Young Boys, kësaj here 3-1. Verdhekuqtë sigurojnë vendin e parë në grup dhe sfida e fundit është thjesht për statistikë. Marash Kumbulla ishte në stol, por nuk u preferua nga trajneri.

Napoli, edhe pse ishte në avantazh 0-1, ndalet në 1-1 nga holandezët e AZ Alkmar, që luajtën në shtëpi. Mertens shënoi në fillim, por vendasit barazuan në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa më pas humbën edhe një penallti. Në ndeshjen e fundit në shtëpi, Napolit i mjafton edhe një pikë ndaj Sociedad.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN