MENU
klinika

Kombëtarja U-17

Shorti, Shqipëria në një grup me Italinë

09.12.2020 - 13:52

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka mësuar sot rivalët e grupit eliminator për Europianin e vitit 2022 të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë janë shortuar në një grup shumë të fortë, pasi do të ketë Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Të tre kundërshtarët janë më lart. Shqipëria ra në grupin 12 nga 13 të tilla. Short disi më i mirë për 17-vjeçarët e Kosovës, teksa ranë në grup me Austrinë, Slloveninë dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet do të luhen nga 1 korriku deri më 16 nëntor 2021.

Më pas do të përcaktohet vendi organizator i grupit tonë dhe të Kosovës, ku shpresohet pse jo të jetë Shqipëria të presë Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Dy ekipet më të mira në secilin grup do të bashkohen me Holandën dhe Spanjën në raundin elitar të pranverës 2022 së bashku me katër skuadrat që janë renditur më mirë në vendin e tretë. Izraeli kualifikohet direkt si vend pritës për turneun përfundimtar në maj të vitit 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN