MENU
klinika

Votuan 140 gazetarë

Shpallet formacioni më i mirë i të gjitha kohërave

14.12.2020 - 19:50

Në mungesë të “Topit të Artë”, i anuluar për këtë vit për shkak të pandemisë, revista prestigjoze franceze “France Football” vendosi të përcaktonte formacionin më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave.

Pas votimit të 140 gazetarëve nga vende të ndryshme të botës, është përcaktuar 11-shi ideal. Rreshtimi ideal i përzgjedhur sheh në portë legjendën ruse Lev Jashin, ndërsa para tij rreshtohen Beckenbauer, Maldini e Cafu.

Në mesfushë ka vend për Xavi Hernandez dhe Mattaus para mbrojtjes, ndërsa përpara për fantazinë e golat mendojnë Maradona, Pele, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo “Fenomeni”.

Ndërkohë, është krijuar edhe formacioni i dytë dhe i tretë me emra që kanë bërë historinë e futbollit botëror, apo që janë ende në aktivitet. Formacioni i dytë është: Buffon, Baresi, Roberto Carlos, Carlos Alberto, Rijkard, Pirlo, Di Stefano, Zidane, Ronaldinho, Garinça dhe Cruijf.

Kurse formacioni i tretë është sërish i përzier: Neuer, Braitner, Sergio Ramos, Lahm, Didi, Neskens, Iniesta, Platini, Best, Henry dhe Van Basten. Natyrisht, shumë emra të tjerë kanë mbetur jashtë, por duke menduar se ka qenë një juri e madhe, mendohet se është bërë një përzgjedhje e mirë.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak