MENU
klinika

Kriza blaugrana

Shtatë lojtarë të Barçës duan largimin e Messit

11.12.2020 - 17:33

Situata në kampin e Barcelonës sa vjen e rëndohet. Humbja në kampionat dhe në Champions së fundmi ka sjellë trazira të reja, deri në dëshirën e disa lojtarëve për të larguar Leo Messin sa më shpejt të jetë e mundur.

Natyrisht, më shumë në akuzë ka përfunduar trajneri Koeman, por duket se edhe Messi nuk ka shumë mbështetës brenda skuadrës. Argjentinasi ka krijuar pakënaqësi brenda ekipit sepse nuk jep maksimumin në fushën e lojës dhe se luan pa dëshirë.

Sipas Don Balon, shtatë lojtarë besojnë se gjëja më e mirë është shitja e Messi-t. I pari që kërkon largimin e argjentinasit është Antoine Griezmann, me të cilin ka patur disa fërkime në disa raste dhe publikisht. Kanë mbetur sekret emrat e gjashtë senatorëve të tjerë të katalanasve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN