MENU
klinika

Disa prej tyre!

Ushqimet e duhura nëse jeni ulur gjithë ditën

13.12.2020 - 11:26

Nëse punoni në një zyrë (ose në shtëpi), atëherë me siguri koha më e madhe e qëndrimit është i ulur. Kjo mund të duket si një problem i vogël, por nëse vërtet i kushtoni vemendje, mund të shkaktojë probleme shëndetësore si niveli i sheqerit në gjak, mbipesha dhe nivele të larta të kolesterolit në trup. Ju duhet të lëvizni gjatë gjithë ditës dhe nëse nuk jeni në gjendje ta praktikoni këtë, mund të zvogëloni efektet e të qëndruarit ulur duke ngrënë ushqime të shëndetshme. Këtu janë disa sugjerime për dietën tuaj.

Ushqim i shpejtë me frutat e thata

Përgatitini vetes një përzierje të frutave të thata, arra, bajame, lajthi, fëstëk, cashews, etj. Arrat përmbajnë acide yndyrore si omega 3 dhe bajamet përmbajnë vitaminën E. Sipas rezultateve nga studimet e fundit nëse dëshironi të mbroni trupin tuaj nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare duhet të konsumoni 60 gram bajame në ditë.

Hudhër

Rregullon nivelin e sheqerit dhe yndyrnave në gjak. Për më tepër, ajo stimulon tretjen, zvogëlon inflamacionet dhe trombozat. Duhet të konsumoni 1 thelbi hudhër të pagatuar në ditë për të ndier përfitimet. Era e pakëndshme mund të hiqet me një filxhan qumësht ose çumçakiz.

Avokado

Avokado përmban përqindjen më të lartë të yndyrnave, acidet e saj yndyrore të pangopura i perceptojnë qelizat e muskujve si të shëndetshme dhe ato luftojnë kundër yndyrnave përreth barkut. Mund ta konsumoni avokadon në sallata me fruta të tjera ose mund ta mbushni me çokollatë të zezë si ëmbëlsirë.

Vaj ulliri

Konsumimi i vajit të ullirit është një mënyrë e shkëlqyer për tu mbrojtur nga sëmundjet e zemrës. Ky vaj përmban yndyrna siç kanë arrat dhe ato mbrojnë zemrën dhe rrisin jetëgjatësinë tek njerëzit.

Frutat e pyllit

Mjedra, luleshtrydhet, boronicat, manaferrat dhe manaferrat Aronia konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe ka një arsye shumë të fortë. Të gjitha këto përmbajnë flavonoide të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve e të lira në trup. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamina dhe minerale.

Turmeric, Shafrani

Një studim ka zbuluar se shafrani i Indisë ndihmon në humbjen e peshës dhe uljen e niveleve të yndyrës në trup. Ka gjithashtu veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Fara Liri

Një studim i fundit ka konfirmuar se konsumimi i rregullt i acideve yndyrore omega 3 farave të lirit dhe vajit të lirit mund të përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për të metabolizuar yndyrnat.

Ananasi

Inflamacioni është i zakonshëm kur bëhet fjalë për njerëz që rrin ulur gjatë gjithë ditës dhe ananasi përmban një përbërës anti-inflamator të quajtur bromelain.

Jo vetëm ushqimet …

Duhet të bëni ushtrime fizike në mënyrë që të shtriqni trupin tuaj dhe të përshpejtoni qarkullimin e gjakut mbas qëndrimit ulur për disa orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN