MENU
klinika

Ja ku pritet të zhvillohet

“Euro 2020” drejt dështimit në 12 vende

20.01.2021 - 20:45

Kur u vendos që “Euro 2020” do të zhvillohej në 12 vende të Evropës u mirëprit si një risi dhe pozitivisht, por pandemia ka prishur planet e të gjithëve. Jo vetëm që Evropiani u shty, por tani po shihet që ky event të zhvillohet në një vend të vetëm.

Sipas Karl Hainz Rummenikge, plani për ta zhvilluar këtë turne në 12 shtete të ndryshme, po bëhet gati të anulohet nga UEFA, e cila në mars do të votojë për zhvillimin e tij në një vend të vetëm.

“Nuk duhet të harrojmë se ideja e këtij aktiviteti të veçantë erdhi në një periudhë kur koronavirusi nuk ekzistonte. Në atë kohë ishte një iniciativë e Bashkimit Europian i cili dëshironte të kishte futbollin në të gjithë kontinentin.

Por unë e di që presidenti Aleksander Ceferin, i cili është jashtëzakonisht i kujdesshëm ndaj koronavirusit, po mendon nëse do të kishte më shumë kuptim që të luhej turneu në një vend të vetëm”, tha Rummenigge.

Sipas mediave të ndryshme ndërkombëtare, UEFA nuk ka ndër mend që të anulojë turneun, edhe nëse do të jetë e detyruar që ta zhvillojë pa tifozë, pasi përndryshe do të pësonte humbje kolosale financiare.

Por zhvillimi në një vend të vetëm, me Anglinë në vendin e parë mes preferencave, është një prej hipotezave më të mundshme në këtë moment ku në të gjithë kontinentin mbizotëron pasiguria për shkak të pandemisë.