MENU
klinika

900 milionë euro borxhe

Klubi i Barcelonës rrezikon falimentimin

12.01.2021 - 22:27

Një lajm jo i mirë vjen nga Spanja. Barcelona rrezikon falimentimin total për shkak të pandemisë globale COVID-19. Ky lajm lançohet nga “La Vanguardia”, e cila analizon situatën serioze të klubit katalanas.

Klubi, pa ulur kostot, rrezikon një situatë të paaftësisë paguese: borxhet e 30 qershorit 2020 arrijnë në 900 milionë euro, nga të cilat 480 milionë euro për t’u shlyer në afat të gjatë dhe 420 milionë eurot e të tjera brenda 12 muajve.

Plani është t’i shlyejë ato sa më shpejt të jetë e mundur por, sic thekson gazeta, kthimi i 791 milionë eurove në sezonin 2020/21 duhet menjëherë. Në prag janë zgjedhjet për president dhe vetëm një plan konkret dhe rikthimi i tifozëve në stadiume mund të shpëtonte klubin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN